Swift: Nuk di të mbaj lidhje të gjata

07/12/2012 13:05

Këngëtarja e muzikës kauntri, Taylor Swift, tregoi në një intervistë për revistën “Cosmopolitan” se një prej problemeve të saj më të mëdha është paaftësia për të mbajtur një lidhje të gjatë.

E lidhur me këngëtarin britanik Harry Styles, 22-vjeçarja deklaroi: “Nuk kam asnjë preferencë mbi gjatësinë, pamjen, moshën, zgjedhjet e karrierës dhe të tjera si këto. Për mua nuk ka rëndësi. Kryesorja tek një mashkull është karakteri. Sa për moshën, lidhjet e mia tregojnë se kam pasur nga të gjitha”.

Ndërsa pranoi se një prej defekteve të saj më të mëdha është paqëndrueshmëia në raportin në çift, Swift u tregua e sinqertë për tërheqjen e saj ndaj të ashtuquajturve “bad boys”.

”Kam bërë disa herë këtë gabim, por është vërtetë e vështirë t’i rezistosh tundimit për të vendosur veten në një situatë të rrezikshme dhe të mbushur me emocione, pavarësisht dijenisë se mund të lëndohesh. Është e bukur që ndonjëherë t’i besosh vetëm instikteve të tua”, tha e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA