Hathaway: 13 ditë pa ngrënë

07/12/2012 15:30

Kasti i filmit “Të Mjerët” ka qenë protagonist i një seti fotografik për revistën ‘The Hollywood Reporter’ dhe aktorja Anne Hathaway, e cila interpreton në këtë film Fantinën, foli edhe një herë tjetër për dietën drastike që ka mbajtur për të qenë e përshtatshme për rolin.

Aktorja ra 11 kilogramë për të portretizuar mjerimin e një vajze që punonte në një fabrikë, por që varfëria e detyroi të bënte edhe prostitutën.

“Nuk kam ngrënë për 13 ditë, aq sa zgjatën xhirimet”, u shpreh aktorja 30-vjeçare për revistën.

Në kopertinën e revistës ‘The Hollywood Reporter’, së bashku me Anne Hathaway, shfaqen edhe Hugh Jackman, Russell Crowe, Eddie Redmayne dhe Samantha Barks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA