Gisele Bundschen lind vajzë

07/12/2012 16:00

Gisele Bundschen ka lindur një vajzë. Top-modelja braziliane solli në jetë mbrëmjen e së martës vogëlushen Vivian, fëmijën e dytë me bashkëshortin Tom Brady, yll i futbollit amerikan.

Cifti ka një djalë 2-vjeçar, ndërsa Brady ka edhe një djalë 5-vjeçar me ish të dashurën e tij Bridget Moynahan.

Gisele Bundschen kishte dëshirë që të bëhej me vajzë, por kishte refuzuar të mësonte gjininë e fëmijës gjatë shtatzënisë.

Modelja 32-vjeçare, e cila ka qenë e lidhur me aktorin Leonardo DiCaprio para se të njihej me Tom Brady, kishte thënë më parë se do i pëlqente shumë një familje me shumë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA