Fox tërhiqet nga skenat erotike

07/12/2012 14:30

E konsideruar si një prej femrave më tërheqëse të planetit, Megan Fox i detyrohet në një pjesë të madhe shkallëve që ka ngjitur në karrierën e saj linjave joshëse që ka ekspozuar në publik.

Megjithatë, aktorja e “Transformers” ka vendosur që të mos jetë më protagoniste e skenave erotike apo atyre në të cilat ekspozon pjesë të trupit të saj, për shkak të djalit të saj 2-muajsh Noah.

”Momenti në të cilin bëhesh nënë ndryshon të gjithë perspektivën e jetës”, deklaroi 26-vjeçarja për të përditshmen “The Mirror”.

”Një prej gjërave që ka ndryshuar tek unë, është fakti se tashmë nuk kam ndërmend të bëj më skena seksuale nëpër filma. Do të zgjedh me më shumë kujdes rolet që do të luaj, pasi nuk dua që kur djali im të shkojë në shkollë, t’i tregojnë shokët fotot e mia me bikini apo pozicione të tjera. Për shkak të tim biri, kam vendosur që të tërhiqem nga disa gjëra të cilat kam bërë më parë”.

Në intervistën e saj, Fox tregoi edhe përse i ka vendosur të porsalindurit një emër me prejardhje biblike.

”Në fillimin e të 20-tave, kam qenë me të vërtetë rebele, nuk isha e kënaqur për mënyrën se si isha rritur dhe nuk interesohesha për besimin. Megjithatë, tani që jam martuar dhe kam krijuar një familje, besimi është bërë i rëndësishëm për mua. E konsideroj këtë si mbylljen e një faze të jetës sime”, tha aktorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA