Egjipt, ushtria del në sheshe

07/12/2012 00:20

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Mursi, propozoi një takim me opozitën për të zgjidhur krizën politike në vend.

Përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij lanë pesë persona të vdekur dhe mbi 644 të plagosur.

Gjatë fjalimit në televizion, Mursi shprehu trishtim për jetët e humbura dhe shtoi se përkrah të drejtën paqësore për protesta, por nga ana tjetër akuzoi se disa persona ishin të paguar për të shkaktuar trazira.

Të paktën 80 persona u ndaluan, të përfshirë në akte të dhunshme. Mursi shpjegoi se dekreti i shumëpërfolur, që i zgjeron atij territorin e pushtetit, mund të modifikohet pas diskutimeve me opozitën.

Dekreti mund të anulohet pas referendumit për Kushtetutën e re të vendit, të planifikuar për në 15 dhjetor, cilidoqoftë rezultati i tij. Sipas tij, nëse projektkushtetuta rrëzohet në referendum, atëherë do të ngrihet një Asamble Kushtetuese, që do rihartojë dokumentin themeltar të Egjiptit.

Top Channel