Egjipt, ditë e re protestash të dhunshme

07/12/2012 09:10

Egjipti përgatitet për t’u përballur me një ditë të re manifestimesh masive në vend, pavarësisht një deklarate publike të presidentit Mohammed Morsi, që kërkoi dialog civil mbrëmjen e së enjtes.

Morsi është vendosur në qendër të protestave, pas shpalljes së një dekreti që zgjeron fuqitë e presidentit, duke i dhënë atij të drejtë veto mbi Parlamentin.

Një lëvizje e tillë ka bëtë që mediat ndërkombëtare të krahasojnë pushtetin e presidentit islamik me atë të “faraonëve” dhe ka ngjallur frikën mbi mundësinë që Egjipti, një vend me 84 milionë banorë, të shndërrohet në një republikë islamike.

Ftesa e Morsit për dialog
erdhi pasi në manifestimet e së enjtes në kryeqytetin Kajro, pesë persona mbetën të vrarë dhe disa qindra të tjerë u plagosën.

Gjatë manifestimeve, iu vendos flaka zyrave të Vëllazërisë Muslimane, partisë që mbështet Morsin, ndërsa ushtria zhvendosi në rrugët e kryeqytetit tanke dhe forca të shumta ushtarake.

Top Channel