Policia e Tiranës arrestoi aksionerin e klubit Partizani, Paro Laçi.

Ai u ndalua para 21 Dhjetorit për llogari të drejtësisë italiane pasi ai rezulton në listën e personave të kërkuar në vendin fqinj për trafik droge.

Paro Laçi u lirua një vit më parë nga akuzat për korrupsion dhe pas një qëndrimi prej nëntë muajsh në paraburgim, ai u hetua për ndikimin tek një gjykatës i Shkodrës për të liruar nga burgu një të dënuar me 25 vite heqje lirie.

Top Channel