Zjarri në vilë, vdes kryefamiljari

06/12/2012 00:00

Ngjarja e djeshme, kur nga shpërthimi një bombole gazi në një shtëpi në
zonën e Saukut mbetën të plagosur tre familjarë, ka shënuar viktimën e
parë. Ka ndërruar jetë ditën e sotme si rezultat i djegieve të shumta në
trup kryefamiljari Ilir Qefalia, 38 vjeç, i cili sipas mjekëve ishte
djegur në 80 për qind të trupit.

Ndërkohë, nga ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme mbetën të plagosur edhe bashkëshortja e tij, Dorina Qefalia dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat mësohet se janë në një gjendje më të mirë shëndetësore,

Sipas policisë, shkak i zjarrit në banesën e çiftit është bërë lënia hapur e një bombole gazi, çka ka bërë që ajri i tejmbushur me gaz të shkaktojë një zjarr të fuqishëm në momentin e ndezjes së dritës elektrike.

Top Channel