Një shqiponjë dhe një dhelpër u përballën në një betejë spektakolare, të fotografuar rastësisht nga profesionisti Yves Adams në Bullgari.

Fotografi belg ndodhej në malësitë bullgare, për të fotografuar panoramën e mrekullueshme të zonës së zbardhur nga dëbora, në temperature prej -20 gradë celcius.

Megjithatë, për fatin e tij, papritur përpara tij ndodhi një spektakël i rrallë, kur shqiponja e artë, u vërsul mbi dhelprën, për t’i rrëmbyer ushqimin që ajo sapo kishte siguruar.

Një përballje që ndodh rrallë në natyrë, shqiponja arriti të dilte fituese, duke zmbrapsur dhelprën pas sulmit me sqepin e saj të fuqishëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA