Schwarzenegger kthehet sërish “Terminator”

06/12/2012 21:00

Arnold Schwarzenegger është rikthyer fuqishëm në karrierën kinematografike. Sipas ‘The Sun’, aktori i famshëm i filmave aksion ka nënshkruar një kontratë edhe për dy filma të tjerë “Terminator”, personazhin me anë të të cilit u bë i famshëm në të gjithë botën.

65-vjeçari ka interpretuar në tre filmat e parë të sagës (1984, 1991 dhe 2003), por u detyrua të tërhiqej nga filmi i katërt (Terminator Salvation) sepse kishte detyrën e guvernatorit të Kalifornisë.

Vitin e kaluar ai e la këtë detyrë dhe duket se po rekuperon kohën e humbur tashmë. Viti 2013 do të jetë i mbushur me plot 6 filma të Schwarzenegger, duke përfshirë pjesën e dytë të filmit “Binjakët”.

Përveç Terminatorit, Schwarzenegger do i rikthehet një tjetër personazhi të famshëm të tij: Konan Barbarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA