Rihanna do fëmijë me Chris Brown
06/12/2012 21:50
Rihanna dhe Chris Brown jo vetëm që janë rikthyer bashkë, por po mendojnë për një fëmijë.
Sipas revistës ‘Closer’, këngëtarja nga Barbados ka kërkuar një pushim për të nisur familje me të dashurin e saj.
“Rihanna kërkon një pushim nga shefat e kompanisë, por axhenda e saj është shumë e ngjeshur deri në vitin 2014”, tha një burim për ‘Closer’.
24-vjeçarja dhe Chris Brown kanë qenë të pandashëm në javët e fundit, tre vite pasi u ndanë për shkak të dhunës që ushtroi këngëtari ndaj yllit të muzikës.
Top Channel