Një projekt i përbashkët i agjencisë hapësinore amerikane NASA dhe NOAA-së (agjencia amerikane e vëzhgimit të oqeaneve dhe atmosferës) dërgoi për herë të parë në tokë foto të shkrepura natën.

Bëhet fjalë për imazhe të përftuara nga sateliti “Suomi”, një projekt ku NASA dhe NOAA kanë vendosur të gjithë kapacitetin e tyre teknologjik dhe intelektual për të dokumentuar me pamje planetin tonë në “netët e errëta”.

Imazhet janë siguruar në periudha të ndryshme kohore, kur moti pa re ka mundësuar këtë. Më pas ato janë përpunuar e janë hedhur në një video që agjencia amerikane publikoi për të gjithë kureshtarët.

Në  filmimin e realizuar nga NASA mund të shihen edhe dritat e lëshuara nga qytetet e Shqipërisë. Zona e ndricuar më shumë është Ultësira Perëndimore, aty ku dendësia e popullsisë është më e madhe dhe më pak të ndricuara zonat e thella malore të jugut dhe të veriut të vendit.

Zonat e globit, të njohura si qendra industriale dhe ekonomike të zhvilluara, ndriçojnë më shumë, ndërsa në terr është pjesa më e madhe e Afrikës, sidomos ajo qendrore dhe një zonë e gjërë e Azisë (përfshirë këtu Siberinë thuajse të pabanuar).

 

Ndërsa po të ndalesh tek Gadishulli Korean, vëren ndryshimin e madh mes një vendi të zhvilluar me ekonomi tregu të lirë, si Koreja e Jugut dhe izolimit komunist të Veriut. Në jug ndricimi është verbues, ndërsa në veriun komunist, ndricimi i vetëm (edhe ky i zbehtë) mbërrin nga kryeqyteti Penian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA