Personi në fjalë është prezantuar si mbretëresha Elisabetta II dhe me një telefonatë drejt spitalit londinez King Edward VII, ku që prej së hënës është shtruar Kate Middleton, merr informacion mbi gjendjen shëndetësore të Dukeshës së Cambridge, tashmë shtatzënë.
Një episod, i cili ka lëshuar alarmin dhe ka kërkuar verifikimet e nevojshme për të kuptuar se si stafi privat i spitalit, mundi të binte në “kurthin” e ngritur nga një radio australiane.
King Edward VII është spitali më i besueshëm i familjes mbretërore e, ndërkaq, standardet e sigurisë dhe garancisë së privatësisë janë maksimale.
Duke konfirmuar atë që ndodhi, menaxherët e spitalit kanë garantuar se vëmendja do të jetë maksimale. Asnjë koment nga Pallati Mbretëror, apo nga zëdhënësit e William e Kate.
Top Channel