Indonezi, aerobi për policët mbipeshë

06/12/2012 00:00

Tuta dhe atlete në vend të uniformës për të bërë aerobi dy herë në javë.
Kjo është nisma e ndërmarrë nga policia e Xhakartës në Indonezi, për të
ndihmuar efektivët mbipeshë të rrëzojnë kilet e tepërta.

Kush peshon mbi 100 kilogramë është i detyruar të marrë pjesë në seancat gjimnastikore, por për fatin e tyre të mirë nuk duhet të ndjekin një dietë të veçantë.

Koloneli Rikwanto shpjegoi se stresi, jeta sedentare dhe ushqimi i thatë kanë bërë që të rritet numri i policëve mbipeshë, të cilët nuk janë në gjendje t’i sigurojnë publikut një mbrojtje adekuate.Në programin sportiv janë regjistruar rreth 300 policë. Nisma është shtrirë në të gjithë Indonezinë. Një grup mjekësh i këshillon mbi ushqimet që duhet te konsumojnë.

“Agjentë bullafiqë dhe me bark nuk mund ta kapin një person në arrati, dhe ne duam të ndryshojmë stilin e tyre të jetës jo të shëndetshme”, – deklaroi Wahyu Widada, shefi i policisë së Tangerangut.

Disa policë, që i nisën ushtrimet para një muaji, arritën të rrëzonin 1-2 kilogramë, por disa të tjerë presin ende të shohin rezultatet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA