“Jam i rrethuar nga kërkesat e të mive, sepse duan që të shpall sa më shpejt rikthimin tim. Situata sot është shumë herë më e rëndë, se sa një vit më parë, kur unë u largova nga qeveria. Sot Italia është buzë greminës”.
“Nuk mund ta lejoj këtë dhe kjo do të përcaktojë zgjedhjet, që do të ndërmarrim së bashku në ditët e ardhshme”, ka deklaruar Silvio Berlusconi.
“Nuk mund të lejoj që vendi im të precipitojë në një spirale rënieje pa fund. Nuk është më e mundshme, që të vazhdohet kështu”, ka thënë gjatë një deklarate Silvio Berlusconi, i cili, pasi i ka bërë një pasqyrim kuadrit të zymtë të situatës ekonomiko-sociale të vendit, shpjegon se “janë këto rezultate të dhimbshme, të cilat do të përcaktojnë zgjedhjet që të gjithë së bashku do të ndërmarrim në ditët e ardhshme”.
Duke kontestuar disa modifikime të shtypit, i cili duket se ka regjistruar një hap mbrapa të tijin, kundrejt rezistencave të brendshme në PDL, Berlusconi shpjegon se realiteti gjendet ekzaktësisht tek opozita (kundërshtimet).
“Jam i rrethuar nga kërkesat e miqve të mi. Ekonomia është rraskapitur, një milionë të papunë më shumë, borxhet që rriten, fuqia blerëse që bie, presioni fiskal në nivele të pasuportueshme. Familjet italiane, – vazhdon ai, – janë të pikëlluara, sepse nuk arrijnë të paguajnë taksat bashkiake (IMU). Biznese që mbyllen, ndërtimi drejt rrënimit, merkato e automobilave është shkatërruar”, tha ai.
“Nuk mund të lejoj, që vendi im të precipitojë në një spirale rënieje pa fund. Nuk është e mundur, – paralajmëron ai, – të vazhdohet përpara kështu. Janë këto rezultate të dhimbshme, – përfundon ish-kryeministri, – që do të vendosin zgjedhjet, që do të ndërmarrim të gjithë së bashku në ditët në vazhdim”.
Top Channel