Berlusconi kundër qeverisë, Italia drejt zgjedhjeve?

06/12/2012 20:35

Mjaftoi kjo deklaratë e ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Corrado Passera, për të krijuar një situatë shumë të nderë për qeverinë.

Populli i Lirisë, i krijuar pikërisht nga ish-kryeministri Berlusconi, nuk i dha të enjten votëbesimin qeverisë, duke krijuar rrezikun e një krizë të vërtetë, që rrezikon të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa koalicioni i majtë garanton mbështetjen për qeverine teknike, por i kërkon kryeministrit Mario Monti që të konsultohet me presidentin e Republikes.

E pikërisht, Giorgio Napolitano bëri thirrje për evitimin e një fundi të ethshëm të legjislatures. Por, nga ana tjeter ai kërkoi edhe një gjykim të matur të partive mbi kohën e nevojshme për përgatitjen e ballafaqimit zgjedhor.

Në këto orë vendimtare për qeverine e teknikevë që pasoi mbizotërimin e asaj të qendrës së djathtë të kryesuar nga Silvio Berlusconi, tregjet financiare kane reaguar negativisht.

Në një deklaratë mbi gjendjen e vendit, Silvio Berlusconi argumentoi se Italia është në buzë të greminës, prandaj nga shumë anë po i bëhet presion që të kthehet në skenën politike.

Një ditë më pas, të enjten, ai vendosi t’i mohojë votëbesimin qeverisë, duke dhënë keshtu nje tjeter, ndoshta te fundit prove force.

Top Channel