Ankand rekord për veprën e Raffaello-s

06/12/2012 00:00

Ankand rekord për “Kokën e një apostulli”, një pikturë e rrallë e
Raffaello me shkumës të zi, që ishte deri para pak orësh një pronë
private.

Piktura është blerë në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Londër për rreth 30 milionë stërlina, ndërkohë që çmimi fillestar luhatej mes 10 dhe 15 milionëve.

Bëhet fjalë për një pjesë që i përket kryeveprës së fundit të artistit, “Transfigurimi”, e ekspozuar në Muzeun e Vatikanit, në Romë.

Vepra u nxorr në shitje nga duka i Devonshajërit, bashkë me dy dorëshkrime të shekullit të 15-të, njoftojnë mediat britanike.

Një pikturë e ngjashme e Rafaello, “Koka e një muze”, u shit po ashtu me një çmim rekord prej 29 milionë stërlinash në vitin 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA