Vdes gruaja më e gjatë në botë

05/12/2012 00:00

Vdiq në moshën 40-vjeçare Yau Defen, që prej vitesh mbante rekordin si gruaja më e gjatë në botë.

Mësohet se vdekja e Defen ka ndodhur që në mes të muajit nëntor, por vetëm tani është njoftuar nga zyrtarët e qeverisë lokale të provincës Anhui në Kinë, kur rekordmenia banonte.

Gruaja ishte e gjatë 2.36 metër dhe hyri në librin e rekordeve Guinness si “gruaja e tretë më e gjatë e të gjitha kohërave.

Rritjen e saj anormale, mjekët ia faturuan një tumori që gjatë viteve i kishte provokuar prodhim të pakontrolluar të hormoneve të rritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA