Janë simbolet e një jete dedikuar gjakderdhjes, dhunës dhe kodit të jetës kriminale në Rusi. Cdo tatuazh i këtyre burrave të paraqitur në fotot e mëposhtme ka një kuptim dhe një domethënie të veçantë. Për ata që dinë t’i lexojnë, tatuazhet janë një curriculum vitae i plotë që tregon jetën prej gangsteri.
Këto foto janë realizuar në fillimin e viteve ’90 nga fotografi Sergei Vasiliev pasi ai mori leje për të hyrë në burgjet më të egra ruse, në kulmin e luftës mes bandave pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Një thikë në qafë nënkupton se ai që e ka këtë vizatim ka vrarë dhe do të vrasë sërish për çmimin e duhur. Pikat e gjakut në thikë janë numri i viktimave të tij. Një trëndafil në shpatull do të thotë se mosha 18-vjeçare e ka gjetur në burg.
Një prangë e thyer nënkupton se i burgosuri është arratisur të paktën një herë nga burgu dhe një yll në gju do të thotë se ai ka refuzuar t’i gjunjëzohet policëve.
Nëse një i burgosur bënte një tatuazh të cilin nuk e kishte merituar gjatë jetës së tij si gangster, ndëshkimi ishte i rreptë. Ai tatuazh do i hiqej me letër zmerile, xham apo brisk. Nëse do të refuzonte ta hiqte, ai person do të përdhunohej dhe vritej.
Top Channel