Tajfuni Bopha, Filipinet në alarm

05/12/2012 00:00

Të paktën 280 persona humbën jetën nga tajfuni Bopha që goditi pjesën
jugore të Filipineve. Lugina e Kompostelës, në lindje të Mindanao-s
është më e goditura. Këtu-sipas zyrtarëve- humbën jetën 156 persona. Pas
saj provinca fqinje e Davaos Lindore, ku raportohet per 50 viktima.

Në fshatin Andap, në Luginën e Komposteles, një shkollë u mbulua nga masive balte. Ketu numerohen 43 te vdekur, shume persona konsiderohen të humbur, përfshire edhe ushtarë qe kishin shkuar për të ndihmuar banoret.

Guvernatorja e Davaos Lindore shpjegoi se rruget që të cojnë në dhjetera fshatra janë të pakalueshme nga rrezimi i pemeve dhe shembja e urave. Ajo i tha medias lokale qe hyrja në këto zona është “si të bësh një garë me pengesa”.

Ekipet e shpetimit kane nxjerre nga balta dhjetera persona, te cilet u transportuan ne spitale apo qendrat e evakuimit. Dhjetera fluturime dhe udhetime me traget në pjesën qendrore dhe jugore te vendit u pezulluan. Shkollat dhe bizneset u mbyllen.

Stuhia i është drejtuar ishullit perendimor te Palawan. Tajfuni pritet te zhvendosen në Detin e Kines Jugore. Bopa vjen pas tajfunit Uashi qe vrau 1300 persona ne jug te Filipineve me 16-18 dhjetor te vitit te kaluar duke rrafshuar qytetin e Kagajan de Oro-s dhe Iliganit ne brigjet veriore. Bopa ishte me i forte se Tajfuni Uashi, por -sic raporton korrespondentja e BBC-se ne Manilas  kesaj here njerezit ishin me te pergatitur permes mesazheve ne celular, medias apo apeleve te qeverise.

Top Channel