Shteti më i vogël në botë, me sipërfaqe prej 21 kilometrash katrorë dhe i banuar nga 10 mijë banorë, është duke rrezikuar zhdukjen nga faqja e planetit.

I ndodhur në mes të Oqeanit Paqësor, Nauru është duke u gërryer si rrjedhojë i shkaqeve të ndryshme natyrore, të lidhura me ndryshimet klimaterike dhe erozionin.

”Dikur, koha ishte e parashikueshme dhe stinët alternoheshin, por sot kjo gjë nuk ndodh më. Mund të kalojmë periudha thatësie disa-vjeçare, e të përballemi më pas me stuhira gjithmonë e më të forta. Kjo ka gërryer vazhdimisht bregdetin tonë, duke marrë vazhdimisht territor”, deklaroi Kieren Keke, ministër i Jashtëm i këtij shteti, në një konferencë të mbajtur në Katar në lidhje me ndryshimet klimaterike.

Sipas tij, ndryshimi i mëtejshëm, çrregullimi i sezoneve dhe temperaturave, së bashku me rritjen e mundshme të nivelit të detrave, do të rezultonin fatale për vendin, që do të bëhej i pabanueshëm dhe do të zhdukej pothuajse përfundimisht nën Oqeanin Paqësor.

Pika më e lartë në Nauru është 200 metra lartësi, por ishulli ngrihet kryesisht vetem disa metra nga niveli zero dhe në disa zona në brendësi, zbret edhe nën nivelin e detit, duke qenë tejet i ekspozuar nga vërshimi i ujrave të Paqësorit.

Aktualisht, territori më i rrezikuar nga zhdukja është ai i Ishujve Marshall, një arkipelagu që përbëhet nga pesë miniishuj të banuar nga 68 mijë banorë, edhe ai në Oqeanin Paqësor.

Ndryshe nga Nauru, ishujt e Marshallit nuk kanë as ngritjen minimale në relievin e tyre, me lartësinë maksimale që shkon në dhjetë metra nga niveli i detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA