SHBA, buxheti përball Obamën me republikanët

05/12/2012 20:40

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan një takim sy më sy me Presidentin Barack Obama për të zgjidhur ngërçin mbi shkurtimet buxhetore.

”Ne nuk mund të negociojmë me veten tonë”, deklaroi folësi i Kongresit, John Boehner për “CNN”.

Ligjvënësit republikanë janë duke u përpjekur të ndalojnë të hyjë në fuqi një ligj që ul shpenzimet qeveritare dhe rrit taksat, në datën një janar.

Obama deklaroi në një forum biznesi ditën e mërkurë se ngërçi mbi shkurtimet mund të kalohet lehtësisht nëse republikanët do të pranonin rritjen e taksave për të pasurit.

Nga ana tjetër, Presidenti theksoi se tentativat për ta “shantazhuar”, nëpërmjet bllokimit në Kongres ku republikanët gëzojnë shumicën, do të jenë të pasuksesshme.

”Unë nuk do të luaj këtë lojë”, deklaroi Obama.

Presidenti, gjithashtu shtoi se nuk dëshiron të shohë përsëritjen e përballjes së vitit 2011, kur mosmarrëveshjet me republikanët rrezikuan që vendi të tërhiqej nga borxhi i tij dhe u shoqëruan me reduktimin e normës bazë të interesit në kompanitë e vlerësimeve financiare.

Top Channel