Peshkatarët vranë dhe hëngrën shokun e tyre

05/12/2012 00:00

Autoritetet ruse dyshojnë se dy peshkatarë kanë vrarë dhe më pas kanë ngrënë shokun e tyre gjatë aventurës së peshkimit që shkoi keq, ku ata humbën orientimin dhe u sorollatën nëpër akujt dhe ujërat e ftohta të e Siberisë për 3 muaj me radhë.

Alexander Abdullaev, 37 vjeç dhe Alexei Gradulenko, 35 vjeç u gjetën nga një skuadër shpëtimi me helikopter pasi i mbijetuan kushteve ekstreme të motit me temperatura që zbritën 30 gardë nën zero.

Por në operacionin e kërkim-shpëtimit policia ra në gjurmët e një personi të tretë. Autoritetet gjetën një shkop dhe një xhaketë të përgjakur, që mendohet se i përkasin njërit prej 2 personave që mungojnë nga grupi prej katër personash që kishin dalë për peshkim.

“Ne dyshojmë se dy të mbijetuarit mund të kenë vrarë dhe më pas të kenë ngrënë shokun e tyre, thjesht nga uria e madhe”, citohet një zyrtar i policisë nga mediat ruse.

Dy të shpëtuarit që tashmë mund të përballen me akuzën e kanibalizmit, mohuan akuzat e ngritura kundër tyre. Megjithatë, pjesë trupi të coptuara dhe kafka e gjetur janë në duart e autoriteteve për analiza të mëtejshme.

Misioni i kërkim shpëtimit vazhdon me gjetjen e personit të katërt, ose të paktën të provave të tjera që të vërtetojnë se edhe ai është vrarë dhe më pas është ngrënë nga kolegët kanibalë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA