Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, raportohet për disa të plagosur Kur vjen fjala te pushteti, politika ia kalon biznesit, të paktën këtë tregon renditja e sivjetshme e Forbes-it, që 6 vendet e para të dhjetëshes më të fuqishme të botës, i ka zënë me krerë shtetesh.
I pari, në klasifikimin e revistës prestigjoze për 2012-tën, është Presidenti amerikan Barak Obama e pas tij vijnë me radhë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti rus Vladimir Putin, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite dhe Kryeministri britanik David Cameron.
Në listën e njerëzve më të fuqishëm të globit nuk mungojnë edhe emra nga biznesi, si Bill Gates, presidenti i rezervës federale Ben Bernanke apo kreu i Bankes Qëndrore Europiane, Mario Draghi.
Por, ndonëse shumicën e personave në listë e përbëjnë zyrtarë e biznesmenë, Forbes nuk ka lënë jashtë saj Papa Benedikti i XVI-të, të cilin e vendos të pestin në klasifikim.
Lista ka në total 71 emra dhe nuk mungojnë çudirat, siç është vendi i 63-të i zënë nga milioneri Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe si “El Chapo”. Loera është kreu i kartelit meksikan Sinaloa dhe konsiderohet një prej trafikantëve më të mëdhenj të botës.
Mosha, nuk ështe as ajo pengesë për të qenë pjesë e renditjes së Forbes-it, siç e dëshmon qartë emri i themeluesit të Facebook-ut, 28-vjeçarit Mark Zuckerberg dhe ai i bosit 81-vjeçar të Neës Corporation, Rupert Murdoch, që mbajnë përkatësisht numrat 25 dhe 26 në renditje.
Për hartimin e listës, redaktorët e revistës e mbështesin përzgjedhjen e tyre në katër kritere:
– pushtet mbi një numër të madh njerëzish
– kontroll mbi financat dhe burime të tjera me vlerë
– pushtet në shumë sfera apo zona të ndryshme
– së fundi, përdorim aktiv të pushtetit.
Top Channel