Mjeti do të mbështetet në robotin Curiosity të NASA-s, e cila zbarkoi në planetin e Kuq në gusht.
NASA pret të ripërdorë shumë prej teknologjive, të cilat kanë funksionuar me sukses, në zbritjen poshtë të anijes kozmike prej 1 ton, në hapësirën eliptike ekuatoriale, të njohur si Gale Crater. Kjo përfshin edhe një vinç me fuqi raketore, e cila uli “Curiosity” në sipërfaqe me litarë najloni.
Njoftimi për vazhdimësinë e robotit u bë në takimin e vjeshtës të Unionit Amerikan të Gjeofizikës (AGU), në San Francisco, mbledhja më e madhe e botës për shkencëtarët e Tokës dhe planeteve të tjerë, si dhe një vitrinë e madhe për kërkimet e NASA-s. Ai u komunikua nga administratori shkencor i agjencisë, John Grunsfeld.
Top Channel