Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë Mimoza Shehu ka dizenjuar dhe qepur një kostum te perdorur nga aktori Rupert Everett per dokumentarin kushtuar Lord Bajronit.
Aktori ne rrugetimin e tij neper Shqipëri në gjurmët ku ka ecur lordi i famshem anglez veshi edhe kete kostum te punuar me dore nga ana e artizanes se vetme ne Memaliaj. Mimoza dhe bashkeshorti i saj Fatriu e kane kthyer shtepine e tyre ne nje punishte per kostumet popullore. Mimoza kujton se nje nga kostumet me te bukura qe ka qepur ndonjehere ishte ai i Lord Bajronit.
Të dy bashkëshortët prej më shumë se një dekade kanë realizuar shumicën e ekzemplarëve të kësaj krahine në banesën e tyre në Memaliaj të shnëdrruar tashmë në punishte. Fatriu thotë se ka zbritur në qytezën e minatorëve vite më parë nga Salaria por që prej fëmijërisë ishte i lidhur ngushtë me traditën.
Familja Shehu në Memaliaj sot janë të paktë ata që po përpiqen të shpëtojnë pjesë të traditës. E vetmja ëndërr e kësaj familjeje është të ketë një punishte dhe shitore të saj në kalanë e Teplenës që nëse nuk do të përfshihet në tregun turistik do të bëjë të humbasë cdo lloj interesi për traditën.
Top Channel