Si do të duket pasardhësi i fronit britanik

04/12/2012 16:10

Lajmi për shtatzaninë e Kate Middleton bëri xhiron e botës brenda ditës, duke ngjallur një interes të pabesueshëm në mediat ndërkombëtare.

24 orë më pas, midis lajmeve të pafund për “fëmijën mbretëror” që Princi William dhe Dukesha Catherine pritet të nxjerrin në jetë në 2013-n, figuronte edhe një artikull, mbi pamjen që do të ketë fëmija i tyre.

E përditshmja britanike, “Daily Mail”, duke u këshilluar me ekspertë të mjekësisë ligjore dhe specialistë të tjerë, arriti të krijonte dy identikitet më të përafërt, nga një për gjininë që do të ketë fëmija i ardhshëm.

Bazuar në kombinimin e ngjyrës së syve të bashkëshortëve, ka shumë gjasa që fëmija të ketë sy blu, por ka shumë pak mundësi që të fitojë kombinimin e flokëve të verdhë të famshme të Dianës, për shkak të mbizotërimit të linjës brune në gjakun e William dhe Kate.

Aktualisht, shtatzania është ende në fazat më të hershme dhe duhet pritur ende disa javë përpara se të mësohet gjinia e fëmijës.

Pasardhësi i William dhe Catherine do të jetë pretendenti i tretë në radhë për fronin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA