Prestigjatori digjet gjatë spektaklit

04/12/2012 00:00

Prestigjatori amerikan Wayne Houchin ka parë me të vërtetë tmerr me sy,
teksa merrte pjesë në një spektakël televiziv në Santo Domingo.

Një nga mysafirët i ka spërkatur ballin me parfum dhe koka e tij papritur ka marrë flakë, duke shkaktuar panik. Për fat të mirë, me ndërhyrjen e të pranishëmve flakët janë shuar.

Aktualisht Houchin është mirë dhe ka lënë spitalin, por ai ka marrë një sërë plagësh në fytyrën e tij. Prestigjatori ka bërë të ditur se u ka kërkuar avokatëve të tij që të padisin personin përgjegjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA