Edhe bota e tabletave do të ketë anën e saj “open source”, larg betejave
ligjore mbi të drejtat dhe kufizimet për modifikimet e software-ve.

Kompania amerikane Pengpod ka arritur të gjejë fonde të mjaftueshme për të lançuar në janar dy tableta me sistemin operativ Linux.

Sipas njoftimit në blogun e kompanisë, nga janari do të mund të blihen dy versione të tabletës, nga 7 dhe 10 polësh, me një çmim prej 75 dhe 92 eurosh, ose 99 dhe 120 dollarë.

Të dyja tabletat mund të bazohen në një sistem operativ Linux ose në klasikun Android, kanë ekrane me rezolucion të ulët, ram 1 gigabyte dhe një memorie flash prej 8 giga, me një qark Allwinner A10 prej 1.2 gigahertz.

“Fanatikët e Linux-it, ashtu si unë me siguri kanë blerë një smartphone Android, por ai nuk është i hapur për të gjitha programet me të cilat jemi mësuar. Për këtë arsye objektivi ynë është ndërtimi i një tablete Linux të fuqishme dhe të lirë nga kufizimet e Google dhe Android”, ka deklaruar themeluesi i Pengpod, Neal Peacock.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA