Kina, transporte ilegale nukleare në Pakistan

04/12/2012 03:30

Kompania kineze Huaxing e prodhimeve industriale bërthamore është gjobitur me 3 milionë dollarë, ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve.

SHBA kishte kufizuar eksportet e lëndëve bërthamore drejt Pakistanit, që prej shpërthimit të një pajisjeje nukleare në këtë vend, në 1998-n.

Kjo është hera e parë, që një kompani kineze ka pranuar fajësinë në një proces gjyqësor të zhvilluar në SHBA. Huaxing, baza e së cilës ndodhet në Nanjing, pranoi akuzat se kishte transportuar përmes Kinës pajisje bërthamore drejt centralit të energjisë bërthamore Chashma në Pakistan, në vitet 2006-2007.

Huaxing kishte ndërmarrë këtë veprim, si pjesë e paktit për bashkëpunimin bërthamor mes Pakistanit dhe Kinës. Një filial kinez i kësaj kompanie, PPG Industries, e cila kishte kryer transportin, u shpall fajtore në hetimet e nisura gjatë vitit 2010.

Top Channel