Kina do të mbjellë zarzavate në Mars

04/12/2012 16:40

Agjensia Hapësinore Kineze është duke përgatitur planet për të mbjellë zarzavate dhe perime në Mars apo Hënë, pasi testimet paraprake që simulonin jetën jashtëtokësore rezultuan të suksesshme në kushte laboratorike.

Lajmi u publikua ditën e martë në agjensitë kineze të lajmëve, që specifikuan se perimet u rritën normalisht brenda një kapsule, e cila arrinte të krijonte kushte të përshtatshme për rritjen e bimëve, ndonëse e vendosur në një laborator që krijonte kushte identike me ato të jetës në Mars apo satelitin e vetëm të Tokës, në Hënë.

Kapsula në të cilën u vendosën bimët, prej 300 metrash kubikë, është e njëjta që do të përdorin edhe austronautët në misionet e tyre.

Nëpërmjet disa sistemeve tejet të sofistikuara biologjikë, shkencëtarët kinezë kanë arritur që t’u japin bimëve brenda kapsulës kushtet dhe barazpeshën e domosdoshme për kultivimin natyral të jetës, pavarësisht temperaturave ekstreme dhe mungesës së oksigjenit.

Agjensia “Xinhua” përcaktoi se ky ishte eksperimenti i parë i këtij lloji në botë dhe se ai, i hap rrugën idesë fantastiko-shkencore për të shfrytëzuar në një të ardhme planetët e satelitët pranë nesh, për marrjen apo kultivimin e resurseve të rëndësishme për jetën në Tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA