Jolie: Do i përkushtohem fëmijëve
04/12/2012 15:30
Vitin e kaluar Brad Pitt tha se brenda tre viteve do të lërë aktrimin për tu përqendruar në regjizurë dhe tani këtë gjë do e bëjë edhe partnerja e tij, Angelina Jolie.
Protagonistja e ‘Tomb Raider’ deklaroi se kërkon të qëndrojë më shumë kohë me 6 fëmijët e saj (tre prej të cilëve të adoptuar).
Ajo theksoi për një televizion amerikan: “Do të tërhiqem nga aktrimi kur fëmijët të hyjnë në adoleshencë. Ka shumë gjëra për të bërë në shtëpi. E kam shijuar karrierën time sepse kam kaluar shumë eksperienca të bukura dhe kam çfarë të tregoj.”
“Do të bëj dhe disa filma të tjerë dhe nuk do më vijë keq të bëhem një nënë me kohë të plotë”, shtoi aktorja 37-vjeçare.
Top Channel