William dhe Kate presin fëmijë

03/12/2012 17:40

Princi William dhe bashkëshortja e tij, Dukesha Kate Middleton, janë në pritje të një fëmije, lajmëroi oborri mbretëror pasditen e së hënës.

30-vjeçarja vizitoi gjatë ditës spitalin “King Edward VII” në Londër, për shkak të disa shqetësime që ndiente prej disa ditësh dhe atje i komunikuan lajmin e shtatzanisë.

Në një komunikatë, William dhe Cate u shprehën të “mrekulluar nga lajmi”. Mbretëresha, bashkëshorti i saj Princi Philip dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore u shprehën gjithashtu “tejet të lumtur”, duke bashkuar urimet më të mira për çiftin.

Kryeministri David Cameron, nga ana e tij shprehu urimet në emër të të gjithë kabinetit nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter”.

Shtatzania është ende në fazat më të hershme dhe duhet pritur ende disa javë përpara se të mësohet gjinia e fëmijës.

Pasardhësi i William dhe Catherine do të jetë pretendenti i tretë në radhë për fronin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA