Është një krijim shume i hershem. Dhe qe ne lashtesi ata te cilet endnin ngjyra e motive te ndryshme, zhvilluan me fantazine tyre nje lloj arti qe vijon ende te mbahet sot gjalle permes tezgjave dhe makinerive ane e kend botes.

Tapetet dhe qilimet, jane nje element i perdorur qe ne atikitet per zbukurimin e ambienteve e qe vazhdojne te jene po aq te preferuar ne kete kendveshtrim edhe sot.

Jane krijime qe perpos zhvillimit te nje artizanati kane nxitur fantazine per te prodhuar histori te magjishme. Qe nga perrallat indiane te “Nje mije te nje neteve”, tek filmi “Hajduti i Bagdatit”, realizuar me 1924 dhe ribere me 1940, deri ne versionin modern te historise ne filmin e “Disney Land”, “Aladdin; Tapeti fluturues”, eshte nje nga elementet më ndjelles.

Por, duke lene pas fantazine intriguese te tapetave magjike, ata reale ne vijen e tyre historike mbeten po aq te mrekullueshem. Te konsideruar si nje punime tekstil, qe mund te  perdoren si shtroje ne dysheme apo si dekor ne mur, tapetet ose sixhadet jane forma te mirefillta te artit pamor. Me endjen  e tyre  nuk jane marre rendom vetem grate, por shume mjeshtra i jane kushtuar ketij zhanri.

Tapetat dhe qilimat jane perdorur ane e kend botes, si nje mjet per t’u mbrojtur nga i ftohti dhe gjithashtu si dekorim ne arredimin e brendshem te shtepive. E çdo vend ka autenticitetin  e vet ne krijimin e tyre. Por, vendet me te njohura per prodhimin e tapeteve jane, Irani, India, Turqia, Kina, Tibeti, Pakistani, Azerbajxhani, Spanja dhe Belgjika.

Kryesisht jane punimet artizanale ato qe u japin vlere tapeteve te ketyre vendeve, por duke qene se kane nje kosto te larte, ne industrine e tyre dora e tapetberesve eshte zevendesuar me makinerite.

Tapetin e nje vendi nga nje tjeter e bejne specifike dizenjoja, modeli, por edhe materiali. E po te nisesh nga keto te treja, garen mes ketyre vendeve e kryeson Irani, me tapetet e tij te famshem persian.

Prodhimet persiane kane filluar te furnizojne Europen aty nga shekulli i 18-te dhe prej atehere, prodhuesit me te medhenj te tapeteve e kane pasur te pamundur t’u shpetojne ndikimeve te modeleve te mrekullueshme persiane.

Tapetet dhe qilimat persianë shquhen per estetiken e tyre, vlerat funksionale dhe veçanerisht per motivet e mrekullueshme. Format gjeometrike, te cilat marrin variacione te ndryshme shpresh krijojne simbole dhe ikona te shenjta qe perfaqesojne fise te ndryshme.

Megjithatye lulet, kafshet dhe elementet e tjere te natyres pasurojne fondin e tapetave Persiane, ku ne qender shpesh here qendron nje medalion.

Materialet qe perdoren per thurjen e tyre, gjithashtu i bejne shume te vecante dhe origjinale keta tapete. Cilesia shume e mire e leshit shpesh nderthuret me medafshin, jo vetem per ta bere me kompakte copen, por edhe per t’i dhene mundesine dizenjuesit per krijimin e imazheve sa me te gjalla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA