Nga aktore porno në trajnere Rugby

03/12/2012 00:00

Padroni i një skuadre rugby për femra në Australi është vënë në qendër të kritikave pasi vendimit për të emëruar si trajnere të skuadrës bashkëshorten e tij, një ish-aktore e filmave me pornografikë.

David May, 44 vjeç emëroi bashkëshorten e tij, Kortney Olson për të trajnuar “Titans” në Aussie NFL, skuadra e të rejave në sportin e rugby-s, mjaft popullor në kontinentin australian.

Vendimi i tij ka shkaktuar pakënaqësi tek tifozët dhe opinioni sportiv vendas. Sipas tyre, ish-aktorja biseksuale e filmave pornografikë, nuk është personi i duhur për të trajnuar një skuadër. Mediat australiane shkruajnë se në ditën e parë të stërvitjes, janë parë sjellje “joshëse” të Olson karshi vajzave të ekipit.

Megjithatë May, i lindur në Britani, thotë se nuk i vjen turp të flasë për të shkuarën e bashkëshortes së tij, ish-aktore në industrinë e filmave pornografikë dhe e varur nga lëndët narkotike, por shton se ajo ka hedhur gjithcka pas krahëve tashmë.

Vetë trajnerja tha se u bënë disa vite që e ka braktisur atë “stil jetese” dhe shprehet e vendosur për të vazhduar më këmbëngulje e vullnet punën si trajnere e skuadrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA