Mike Tyson: Gruaja më tradhtoi me Brad Pitt

03/12/2012 10:25

Mike Tyson ka rrëfyer se e ka gjetur ish-gruan e tij Robin Givens në shtrat me aktorin e famshëm Brad Pitt. Ish-kampioni i peshave të rënda në boks shtoi se u nxeh shumë duke parë atë skenë.

“U tërbova krejtësisht, por duhet të kishit parë fytyrën e Brad Pitt kur më pa mua”, tha Tyson.

Më tej, 46-vjeçari zbuloi se edhe pse ishte në proces divorci, ai ende shkonte në shtëpinë e Givens për të bërë seks: “Para se të shkoja për të takuar avokatin, shkoja tek ish-gruaja.”

Mike Tyson, tashmë 46-vjeçar, është i martuar me gruan e tij të tretë, Lakiha Spencer.

Top Channel