Koreja e Veriut zbulon “Njëbrirëshin”

03/12/2012 00:00

Shkencëtarët dhe studiuesit në Korenë e Veriut njoftuan zbulimin e madh: mbetjet fosile të njëbrirëshit, kafsha mitologjike me një brirë në mes të ballit.

“Arkeologët e Institutit të Historisë dhe Akademia e Shkencave Sociale në Korenë e Veriut zbuluan së fundmi ekzistencën e njëbrirëshit të kalëruar nga Mbreti Tongmyong, themelues i dinastisë Kogury që udhëhoqi popullin korean drejt lavdisë nga viti 277 para Krishtit deri në 668 pas Krishtit”, thuhet në njoftim e shkencëtarëve dhe studiuesve koreano-veriorë.

Lajmi, me të gjitha karakteret e një shakaje, është njoftuar me seriozitetin më të madh nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA dhe pritet që shumë shpejt të futet në argumentet tallëse të regjimit komunist të Penianit në faqet e shumta të internetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA