Edhe Papa i bashkohet Twitter-it

03/12/2012 00:00

Listës së politikanëve, artistëve, biznesmenëve dhe personave të tjerë të famshëm që kanë një profil në rrjetin social Twitter, së shpejti do t’i bashkohet edhe Papa Benedikti i XVI.

Në një komunikatë të shpërndarë nga mediat nga Selia e Shenjtë, thuhet se Papa do të hapë profilin e tij në Twitter me emrin #pontifex, profil që do të funksionojë në 8 gjuhët kryesore të botës.

Këshilltari i Vatikanit për mediat, Greg Burke tha se Papa dëshiron që të qendrojë në kontakt me gjithëkënd duke shpërndarë mesazhe paqeje.

“Papa nuk do të qendrojë gjithë kohës me Blackberry apo iPad në dorë dhe askush nuk do ta këshillojë atë se cfarë të shkruajë”, shtoi zyrtari për mediat i Selisë së Shenjtë.

Sqarohet se në profil, Ati i Shenjtë do të flasë për cështjet fetare të javës, datat e shenjta si dhe reagime për ngjarjet kryesore botërore si katastrofat natyrore dhe konfliktet njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA