Dështon projekti i Rupert Murdoch

03/12/2012 00:00

Manjati i mediave, Rupert Murdoch njoftoi mbylljen e The Daily, eksperimenti i dështuar i News Corp. për të pushtuar tregun mediatik në tablete.

The Daily ishte projektuar për të ofruar lajmet për gjithë përdoruesit e tabletëve, qofshin iPad apo të markave të tjera. Por përpjekja ka dështuar dhe thithja e lexuesve online ka qenë shumë herë nën nivelin e parashikuar nga kompania.

“Eksperimenti për të ofruar shërbimet tona edhe në tablete nuk tërhoqi publikun e duhur, ndaj ne njoftojmë mbylljen e tij”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas njoftimit, The Daily do të reshtë së ofruari informacione online më 15 dhjetor dhe gjithë investimi teknologjik dhe njerëzor i News Corp. do të blihet nga New York Post.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA