Avioni më i përparuar pa pilot

03/12/2012 17:10

Avioni i parë i telekomanduar i zhvilluar në Europë u ngjit për herë të parë në fluturim ditën e hënë, ndërsa ekspertët e konsideruan ate si “avionin e së ardhmes”.

Një avion me qëllime ushtarake, i aftë për të bombarduar me saktësi objektiva nga lart dhe i padallueshëm për radarët, “drone” i quajtur “Neutron” u zhvillua nga kërkues nga Franca, Spanja, Italia, Greqia, Suedia dhe Zvicra.

I ndërtuar nga kompania franceze e aviacionit, “Dassault Aviation”, “Neutron”-i është avioni më i sofistikuar në llojin e tij dhe projekti pati nevojë për pesë vite për t’u finalizuar.

Njëkohësisht, kërkuesit europianë po përparojnë me shpejtësi edhe në një projekt që mund të ndryshojë përfundimisht aviacionin si e njohim sot, në avionët e telekomanduar në udhëtimin civil, testet e të cilit po zhvillohen aktualisht në Britaniën e Madhe.

Përsa i përket “Neutron”-it, ai ka një gjatësi prej 10 metrash, shtrirje maksimale krahësh prej 12,5 metrash dhe peshon pesë tonë pa armatime.

Avioni është i veshur me metal stelt, i cili është i padallueshëm për radarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA