Është e zakonshme që njerëzit të krijojnë lidhje të forta me kafshët, por ndryshon puna kur bëhet fjalë për miqësi me një tigër që peshon 170 kilogramë dhe që i pëlqen “lufta”.

Abdullah Sholeh, një indonezian 31-vjeçar, ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me grabitqarin. Ai fle, luan dhe ndeshet me tigrin e madh pa kurrfarë frike.

Cifti i çuditshëm i shokëve e kalojnë të gjithë ditën së bashku. Sholeh e ka rritur tigrin që kur ky i fundit ishte një këlysh 3-muajsh dhe njihet në zonë si “kujdestari i tigrit”.

Edhe pse tigri e sulmon kujdestarin e tij “me shaka”, duket se grabitqari nuk është i ndërgjegjshëm për forcën që zotëron pasi në një foto Abdullah Sholeh shihet i gjakosur pas lojës me shokun e tij mishngrënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA