FRD: Berisha, “anti-shqiptar” i vendosur
02/12/2012 12:55
Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, në një dalje për shtyp gjatë së dielës, lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe “regjimit” të tij.
Sipas Biberajt, “ky do të jetë dimri i fundit i kësaj qeverie, që i lejon vetes t’i shërbejë anti-shqiptarizmit”.
Për nënkryetarin e FRD-së, kryeministri Berisha është një “anti-shqiptar” dhe personi më i vendosur kundër integrimit të vendit.
”Bashkimi i vlerave shqiptare do të bëhet përmes integrimit dhe bashkëpunimit me partnerët tanë kryesorë”, shtoi Biberaj.
Dalja publike e nënkryetarit të FRD-së ndodhi një ditë pasi kryetari i kësaj partie, ish-Presidenti Bamir Topi, prezantoi degën e re të partisë në qytetin e Gjirokastrës.
Top Channel