Dhjetori sjell reshjet e dëborës

02/12/2012 20:05

Ditët e para të dhjetorit kanë mbërritur me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu që kane pushtuar gjithë vendin.

Pas temperaturave disi të larta, për muajin nëntor, dhjetori ka hyrë me temperatura të ulëta, tipike për këtë muaj. Meteorologët e shërbimit të forcave ushtarake parashikojnë se ditën e hënë do të ketë jo vetëm ulje të temperaturave, me 3 deri në 4 gradëe, duke bërë që temperaturat minimale të shkojnë në 0 deri në 9 gradë celcius, por të shënohen edhe reshje dëbore në zonat malore të vendit, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit.

Dita e martë parashikohet të jetë më e qëndrueshme. Por, termometri do të shënojë sërish ulje në datat 4 dhe 7 dhjetor. Sipas meteorologëve parashikohet që reshjet e shiut dhe të dëborës, në zonat malore, të vijojnë gjatë këtyre ditëve.

Në datën 7 dhjetor, temperaturat do të pësojne një tjetër ulje me 5 deri në 6 gradë celcius, duke bërë që temperaturat minimale të shkojnë nën zero gradë. Kjo pritet të sjellë ngrica, por edhe vështirësi në qarkullimin rrugor të zonave malore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA