Demontimi në poligonet e hapura

02/12/2012 19:45

Ushtria shqiptare e ka përfunduar misionin e saj të demontimit të armëve në poligonet e hapura natyrore.

Ky është shpërthimi i fundit simbolik i rreth 26 mijë ton armëve të tepërta, të shkatërruara në tre vjet, në gjashtë poligone.

Në ceremoninë e zhvilluar në Bizë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, tha se në fund të gjashtë-mujorit të 2013-ës, do të shkatërrohen edhe pjesa e mbetur në poligonet industriale.

“26940 ton janë asgjesuar në poligonet e hapura, që janë miratuar me ligj të veccantë të Kuvendit të Shqipërisë. Në total kanë qenë rreth 77 mijë ton, kanë mbetur gjithsej edhe 15 mijë ton dhe ne kemi bindjen e plotë, që kjo detyrë do të përfundojë brenda 6-mujorit të parë të vitit 2013” tha Ekrem Spahia.

Më pas, ministri i Mbrojtjes dekoroi me urdhëra mirënjohjeje një pjesë të drejtuesve të shtabit për demontimin e armëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA