Shitet “Aston Martin”-i i Paul McCartney

01/12/2012 00:00

Është shitur në ankand për 307 mijë stërlina, ose 378 mijë euro, makina
“Aston Martin” e vitit 1964, me ish-pronar Paul McCartney.

Vetura mund të jetë mes të tjerash protagoniste e legjendës së errët sipas të cilës McCartney vdiq në një incident teksa drejtonte atë dhe më pas u zëvendësua fshehurazi nga një sozi.

Por, duke u kthyer në ditët e sotme, vetura ka arritur një çmim pak më të lartë se minimumi, e vlerësuar diku mes 300 mijë dhe 380 mijë stërlina.

McCartney e kishte porositur atë para se të nisej për turin e ’64-ës dhe e kishte përdorur për 6 vjet duke përshkuar pothuajse 65 mijë kilometra.

Kërkesat e këngëtarit për makinën tip DB5 ‘coupe’, me 280 kuaj fuqi dhe ngjyrë “sierra blu”, përfshijnë një radio ‘Motorola’, një lexues disqesh ‘Philips’ me të cilin mund të dëgjohen 45 xhirot kur makina është në lëvizje, si dhe një tapiceri e tëra në lëkurë të zezë me qepje të realizuara në formën e notave muzikore, por nga e cila ka mbetur vetëm një copëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA