Raportimi aksidental i një “aksidenti”

01/12/2012 00:00

Nxitimi për t’u bërë përcjellësi i parë i lajmit, ndonjëherë mund të kushtojë rëndë, aq sa të vihesh në lojë nga publiku.

Kështu ka ndodhur më WGN News në Shtetet e Bashkuara, gazetarët e të cilit nxituan të japin lajmin “e një aksidenti tragjik”. Nga pamjet e përftuara nga regjia lëvizëse me helikopter, gazetarët e televizionit lokal, raportuan të parët “aksidentin e rëndë” në rrugët e Çikagos, ku një avion i vogël privat, ishte rrëzuar në mes të rrugës duke shkaktuar edhe përplasjen e disa automjeteve.

Të shqetësuar në studio ata kërkuan pamje më të qarta për të kuptuar nëse kishte viktima nga aksidenti.

Tmerri përfundon kur dikush nga regjia njofton dy gazetarët në studio se gjithcka ishte skenë e një filmi, që më vonë u mësua se ishin xhirimet për serialin “Chicago Fire” të televizionit NBC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB