Prishet shtëpia në mes të autostradës

01/12/2012 00:00

Çifti i të moshuarve “kokëfortë” është dorëzuar përballë autoriteteve në Kinë duke lajuar prishjen e banesës së tyre që ngrihej në mes të një autostrade në privoncën Zhejiang.

Lajmi me fotot e ndërtesës bëri xhiron e botës pak javë më parë.

Çifti i të moshuarve kishte refuzuar firmosjen e një marrëveshje me autoritetet dhe ndërtuesit e autostradës për të prishur banesën e tyre 4 katëshe.

Megjithatë, kjo nuk pengoi ndërtimin e rrugës dhe banesa përfundoi në mes të saj, e rrethuar totalisht nga asfalti.

Të vënë përballë faktit të kryer, pronarët e banesës u dorëzuan duke pranuar prishjen e banesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA