Misteri i Putin, Japonia: Është keq

01/12/2012 00:00

Misteri mbi shëndetin e Vladimir Vladimirovich Putin sa vjen e shtohet, pavarësisht përpjekjeve të zyrës së shtypit të Kremlinit për ta fashitur atë.

Situata e tij të kujton atë të fillimit të viteve ’80, kur ishte vënë në dyshim gjendja e Leonid Brezhnev, i cili u mbajt në jetë nga mjekët deri në vitin 1982, kur u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Më pas dolën simptomat mbi gjendjen shëndetësore të Yurij Andropov, i cili mori vendin e Brezhnev por ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, më pak se dy vjet më pas.

Pas tij ishte radha e  Konstantin Chemenko, presidenca e të cilit zgjati 13 muaj, deri në vdekjen e tij në vitin 1985, kur ishte 73 vjeç.

Për Putin, që sapo ka mbushur 60, bëhet fjalë për një incident që i ka shkaktuar dhimbje të forta në kurriz dhe ndoshta një dëmtim në shtyllën kurrizore.

Pavarësisht përgënjeshtrimit nga zëdhënësi i tij, zërat kanë filluar të qarkullojnë sërish nga Japonia, pasi kryeministri Yoshihiko Noda ka deklaruar se ka anuluar një vizitë në Moskë në ditët e para të dhjetorit, për shkak të mungesës së gatishmërisë nga ana e Putin.

Edhe në këtë rast nga Moska ka ardhur një valë përgënjeshtrimesh. Gjithësesi, prova vendimtare do të jetë në ditët e ardhshme.

Të hënën Putin duhet të shkojë për një vizitë në Turqi, të mërkurën duhet të jetë në Turkmenistan për një samit, më 7 dhjetor do të jetë në Detin e Zi për inaugurimin e gazsjellësit South Stream dhe më 21 në Bruksel, për një takim BE-Rusi.

Këtë herë nuk do të jetë njësoj si të shkosh në gjueti për tigra siberianë, për të parë delfina apo balena, por bëhet fjalë për një muaj me të vërtetë të ngarkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA