Fryma e Re Demokratike zyrtarizoi degën në Gjirokastër ku mes drejtuesve kryesorë të saj, merrte pjesë edhe kryetari Bamir Topi.
Në fjalën e rasti, zoti Topi kritikoi klasën politike për keqqeverisjen e vendit dhe ftoi qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë FRD-në për të sjellë ndryshimin.
“Qytetarë, vriteni frikën dhe jini kurajozë. Mos bini pre e presioneve të politikës për vendet e punës dhe kthehuni tek kutitë e votimit që ta sjellim bashkarisht ndryshimin”, tha Topi
Kreu i FRD-së shtoi se përfaqësuesit e popullit në parlament janë të padenjë dhe larg standardeve që meriton populli shqiptar. Ai kërkoi dhënien fund të kësaj mazhorance, që sipas tij, ka ngecur në vend zhvillimin e vendit tonë.
Duke u ndalur tek politikat fiskale dhe biznesi, kreu i FRD-së sulmoi sërish qeverinë e cila, sic tha ai, aplikon një politikë selektive e privilegjuese për bizneset pranë saj dhe abuzon me gjobat ndaj të tjerëve.
Top Channel