Arrestohet Gerard Depardieu

01/12/2012 00:00

Gerard Depardieu është arrestuar në gjendje të dehur, teksa drejtonte
motorin e tij. Sipas policisë franceze, aktori 63-vjeçar është shoqëruar
në një stacion policie në Paris dhe është ndaluar me akuzën e drejtimit
të automjeteve në gjendje të dehur.

Aktori, që ka recituar në mbi 150 filma, është shoqëruar në polici pasi është rrëzuar me motorr në veri-lindje të Parisit.

Aksidenti i djeshëm hyn në listën e gjatë të incidenteve që ka shkaktuar Depardieu. Pak kohë më parë ai u akuzua se kishte urinuar në korridorin e një avioni, pak përpara se të nisej nga Parisi për në Dublin, e më pas është zbritur nga forcat e sigurisë.

Në vitin 1998 është aksidentuar me motorr dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se kishte alkooli në gjakun e tij ndodhej në një nivel 5 herë më të lartë se norma e lejuar. Depardieu ka arritur të përballojë një defekt në shqiptim dhe një fëmijëri të vështirë dhe sot është një nga aktorët më të njohur dhe popullor të kinemasë franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA